Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollistet e Shqipërisë mposhten nga Ukraina

Shqipëria

Shqipëria e ka nisur me humbje kampanjën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve për futbolliste.

Të premten mbrëma në Durrës, Shqipëria pësoi 2:1 nga Ukraina. Ndeshja i takoi Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ukraina shënoi në minutën e 31-të dhe në minutën e 48-të.

Ndërkohë golin për Shqipërinë e shënoi Fortesa Berisha në minutën e 95-të.

Në grup me Shqipërinë janë edhe Kroacia e Çekia. Me Çekinë, Shqipëria luan të martën në udhëtim.

Në Ligën B, Shqipëria ishte edhe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Por kishte mbetur e fundit në grup.