M’Baye Niang ka shënuar gol në minutën e 93-të për t’i mundësuar Empolit të mbetet në Serie A edhe në edicionin e ardhshëm.
Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së fundit të Serie A, Empoli fitoi 2:1 ndaj Romës. Me fitore Empoli përfundoi kampionatin me 36 pikë dhe kështu do të vazhdojë garimin në elitë. Frosinone, Sassuolo dhe Salernitana largohen nga elita.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrosinone përfundoi e 18-ta me 35 pikë nga 38 ndeshje. Sassuolo i mblodhi 30 pikë, ndërsa Salernitana vetëm 17.
Empolit barazimi nuk do t’i mjaftonte. Me barazim të Empolit, në Serie A do të mbetej Frosinone.
Niang shënoi në minutën e 93-të për fitoren e madhe të Empolit. Pas fundit të ndeshjes fusha e lojës u pushtua nga tifozët që nuk ndalën festën. Matteo Cancellieri shënoi për 1:0 në të mirë të Empolit në minutën e 13-të. Për 1:1 realizoi Houssem Aouar në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ardian Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli. Në stol ishin Etrit Berisha e Stiven Shpendi.
Ndeshje vendimtare zhvilluan edhe Frosinone e Udinese. Udinese fitoi 1:0 dhe kështu shtyu Frosinonen drejt Serie B. Udinese përfundoi e 15-ta me 37 pikë.
Lazio barazoi 1:1 me Sassuolon, derisa kampioni Interi, luajti 2:2 me Veronan.