Futboll

Frei flet për “finalen” e mundshme Kosovë - Zvicër

fr

Pavarësisht ecurisë pothuajse të përsosur deri tash në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, gjërat mund të ndryshojnë ende për Zvicrën, veçanërisht në një finale të mundshme kundër Kosovës në Prishtinë. 

Megjithatë, ish-sulmuesi Alexander Frei, nuk mendon se Zvicra do ta humb biletën direkt për Botërorin e vitit të ardhshëm.

“I vetmi rrezik është që Kosova të fitojë në Slloveni dhe Zvicra të humb ose barazojë kundër Suedisë. Dhe edhe atëherë, një pikë në Prishtinë, do të mjaftonte. Nuk shoh asnjë rrezik dhe nuk e di se kush mund ta largojë Zvicrën nga vendi i parë. Për më tepër, jam i sigurt se Zvicra nuk do të humbë ndaj Suedisë në Gjenevë”, ka thënë Frei për gazetën e madhe zvicerane “Blick”.

Legjenda e Zvicrës, e ka cilësuar të jashtëzakonshëm kapitenin e helvetikëve, Granit Xhaka. “Ai siguron ekuilibër dhe organizim brenda ekipit përfaqësues. Çdo sulm niset nga Xhaka. Prandaj, ai është një lojtar tepër i rëndësishëm”, ka thënë Frei.

Frei 46-vjeçar për Zvicrën ka shënuar 42 gola në 84 paraqitje.