Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Francezi Gaba fiton titullin e botës, mposht brazilianin Cargnin në finale

Joan-Benjamin Gaba

 Xhudisti francez, Joan-Benjamin Gaba, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 73 kilogramë në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë.

Në finalen e fortë, Gaba e mposhti brazilianin Daniel Cargnin. Lufta u vendos në kohën shtesë. Cargnin rrugës për në finale e mposhti Akil Gjakovën. Gjakova u ndal në luftën e dytë, ndërsa në paraqitje i ndikoi lëndimi i krahut që e ka munduar për shumë javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Medaljet e bronzta në kategorinë deri 73 kilogramë i fituan japonezi Tatsuki Ishihara dhe xhudisti që përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe, Makhmadbek Makhmadbekov.

Të dielën u zhvillua edhe gara në kategorinë deri 57 kilogramë te xhudistet.

Gjeorgjiania Eteri Liparteliani shkroi histori duke fituar të artën. Në finale ajo e mposhti japonezen Momo Tamaoki.

Sarah Leonie Cysique e Francës dhe Shirlen Nascimento e Brazilit fituan medaljet e bronzit. Kosova nuk kishte përfaqësuese në kategorinë deri 57 kilogramë.