Futboll

Foda nuk ishte i qartë, FFK-ja publikon listën rezervë

FFK

Selektori i Kosovës, Franco Foda, nuk ishte i qartë në konferencë për shtyp lidhur me futbollistët e Superligës që i ka ftuar. Është konsultuar me menaxherin e përfaqësueses A, Bajram Shala. Ka përmendur Elvir Gashijanin e Llapit që nuk është i ftuar.

Pas konferencës, FFK-ja publikoi listën e zgjeruar. Pjesë e saj është Gashijani, por edhe Ilir Avdyli, Ron Raçi, Leard Sadriu, Qëndrim Zyba, Art Smakaj, Kreshnik Krasniqi, Arianit Hasani, Astrit Selmani e Drilon Hazrollaj.