Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj fizioterapeutit të Malishevës, Ali Bytyqi.
Në raportin e KG të FFK-së shkruan se Bytyqi kishte goditur me grusht në fytyrë Edmond Zeqirin, asistentin e parë të gjyqtarit kryesor Genc Nuza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Malisheva – Ferizaj u zhvillua të martën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Malisheva e fitoi ndeshjen e javës së 20-të me rezultatin 3:2.
“Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në veturë i afrohet asistentit të parë e ofendon dhe e godet në fytyrë me grusht, mirëpo në vazhdim merr një gurë dhe tenton sërish ta godasë por fal intervenimit të futbollistëve dhe kryetrajnerit të Malishevës u evitua më e keqja (e morën dhe e futën në lokalet zyrtare të klubit). Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva- Ferizaj”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës