Bayer Leverkuseni ka vazhduar ecurinë pozitive të rezultateve dhe të shtunën e ka shënuar fitoren e shtatë rresht.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso e me Granit Xhakën në qendër të mesfushës, fituan 2:0 në udhëtim tek Augsburgu, në ndeshjen e xhiros së 14-t të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇështjen e fituesit, mysafirët e mbyllën në pjesën e parë.
Martin Terrier dhe Florian Wirtz i shënuan golat e fitores.
Xhaka luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Elvis Rexhbeçaj nuk u paraqit tek Augsburgu për shkak se ishte i sëmurë.
Kampioni i Gjermanisë i afrohet Bayern Munichut në vetëm katër pikë.
Bayerni prinë me 33 pikë, ndërsa Leverkuseni ka 29 pikë.