Futboll

Fitorja e shtatë radhazi për Galatasarayn

Galatasaray

Galatasarayt i ka mjaftuar goli i shënuar nga Mauro Icardi të premten mbrëma për ta shënuar fitoren e shtatë rresht në Superligën e Turqisë në futboll.

Galata në udhëtim fitoi 1:0 ndaj Alanyasporit në kuadër të javës së shtatë.

Icardi e realizoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 23-të.

Tek Alanyaspori ndeshjen e kompletoi Fidan Aliti kurse Florent Hadërgjonaj luajti deri në minutën e 71-të.

Galata e mban pozitën e parë me 21 pikë. Alanyaspori ka nëntë pikë në vendin e tetë.