Skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe, i kanë mjaftuar golat e realizuar në pjesën e parë për ta fituar të dielën ndeshjen ndaj Gençlerbirligit me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Turqisë.
Fenerbahçe e fitoi në udhëtim ndeshjen ndaj Gençlerbirligit. Ishte fitorja e Fenerbahçes pa Jose Mourinhon si trajner. Portugezi ditë më parë u shkarkua nga drejtuesit e klubit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe autogolin e Pedro Pereiras në minutën e 14-të, Fenerbahçe kaloi në epërsi 1:0. Më pas Youssef En-Nesyri shënoi dy gola brenda pesë minutave për t’ia siguruar fitoren Fenerbahçes.
Ai realizoi për 2:0 në minutën e 35-të, kurse në minutën e 40-të shënoi për 3:0.
Dimitrios Goutas në minutën e 64-t shënoi golin e vetëm për Gençlerbirligin.
Feneri është ngritur në vendin e pestë me shtatë pikë nga tri ndeshje.
Gençlerbirligi mbetet pa pikë pas katër ndeshjeve.