Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitorja e gjashtë rresht për Liverpoolin në Champions

Salah

Liverpooli ka vazhduar me rezultate kulmore nër urdhrat e trajnerit Arne Slot.

Të martën mbrëma, skuadra angleze fitoi 1:0 ndaj Gironas në Spanjë. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve. Për Liverpoolin është fitorja e gjashtë rresht. Është skuadra e vetme me bilanc maksimal në fazën e ligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja ishte e vështirë për Liverpoolin, ndërsa u vendos në minutën e 63-të kur Muhamed Salah ishte i saktë nga penalltia.

Te Liverpooli u kthye portieri Alisson Becker, që ishte i lënduar për dy muaj.

Liverpooli udhëheq në tabelë me 18 pikë, dy xhiro para fundit. Girona mbetet me tri pikë në pjesën e poshtme të tabelës dhe me gjasa minimale për avancim.