Real Madridi ishte duke udhëhequr 3:0, por në fund fitoi 3:2 ndaj Celta Vigos, të dielën.
Ndeshja i takoi xhiros së 34-t të La Ligas. Për Madridin fitorja e vështirë është shumë e vlefshme. E mban në garë për titull të kampionit. Kylian Mbappe dhe Arda Guler shkëlqyen te Real Madridi.
Turku Guler shënoi për 1:0 në minutën e 33-të. Për 2:0 realizoi sulmuesi francez, Mbappe, me asistim të Jude Bellingham. Mbappe shënoi golin e parë personal në ndeshje në minutën e 39-të.
Guler e Mbappe kombinuan në minutën e 48-të për 3:0. Mbappe ishte realizator e Guler asistues.
Por fundi i ndeshjes ishte sfidues për Madridin.
Javi Rodriguez ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 69-të. Në minutën e 76-të, Williot Sëdberg ngushtoi shënoi golin e dytë për Vigon, por shifrat më nuk ndryshuan.
Katër xhiro para fundit të edicionit në kampionatin spanjoll, Real Madridi është i dyti në tabelë me 75 pikë. Barcelona udhëheq me 79. Vendimtare mund të jetë klasikja e fundjavës së ardhshme.
Celta i ka 46 pikë dhe po lufton për dalje në Evropë.