Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e thellë e Rrahmanit me Napolin

Amir Rrahmani

Foto ilustrim

Foto: Associated Press

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka qenë ndër më të mirët në fushë te Napoli që mposhti në udhëtim Cagliarin me rezultatin e thellë, 4:0. Ndeshja e luajtur të dielën i takoi javës së katërt të Serie A. Rrahmani kompletoi ndeshjen. Për Napolin është fitorja e tretë e arritur në katër ndeshje.

Golin e parë Napoli i shënoi në minutën e 18-të. Realizator ishte Giovanni Di Lorenzo, që shënoi me asistim të Romelu Lukakut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe tre gola tjerë.

Në minutën e 66-të për 2:0 shënoi sulmuesi i Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia, kurse katër minuta më pas Lukaku shënoi për 3:0.

Alessandro Buongiorno shënoi golin e katërt në minutën e 93-të.