Fituesja e Ligës së Evropës, Atalanta, ka shkëlqyer të shtunën në Serie A në fitoren 5:1 ndaj Genoas.
Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMateo Retegui që shënoi “hat-trick”, e hapi serinë e golave në minutën e 24-t. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 50-të.
Dhjetë minuta më vonë, Ederson shënoi për 3:0, ndërsa Retegui e kompletoi tregolëshin në minutën e 74-t.
Marten de Roon shënoi në minutën e 80-të, ndërsa tre minuta më vonë, Jeff Ekhator e shënoi golin e vetëm për Genoan.
Berat Gjimshiti nuk ishte në formacionin e Atalantas për shkak të lëndimit.
Atalanta pas shtatë ndeshjeve ka dhjetë pikë, kurse Genoa ka pesë pikë.