Kroacia ka shënuar fitore të vështirë, por edhe dramatike ndaj Skocisë.
Të shtunën mbrëma në Zagreb, kroatët e fituan 2:1 ndeshjen e xhiros së tretë të grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRyan Christie kaloi në epërsi Skocinë në minutën e 32-të.
Menjëherë në minutën e 36-të, Igor Matanoviq shënoi për 1:1. Golin e fitores për Kroacinë e realizoi Andrej Kramariq në minutën e 70-të.
Në minutën e 98-të, VAR-i anuloi golin për 2:2 të Skocisë dhe kështu festa e madhe ishte për kroatët.
Kroacia e shënoi fitoren e dytë. Skocia pësoi humbjen e tretë.