PSG-ja nuk ka pasur telashe për të fituar ndeshjen e radhës në Ligue 1.
Të dielën mbrëma Parisi fitoi 4:1 ndaj Lyonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNemanja Matiq shënoi autogol që në minutën e tretë për epërsinë 1:0 të PSG-së. Për 2:0 realizoi Lucas Beraldo në minutën e gjashtë. Gonçalo Ramos më pas shënoi në minutën e 32-të dhe të 42-të për ta mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.
Ernest Nuamah shënoi për Lyonin në minutën e 37-të.
Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të Ligue 1.
PSG-ja udhëheq me 66 pikë dhe është fare pranë titullit. Monaco është e dyta me 55 pikë. Lyoni renditet i teti me 41 pikë.
Kylian Mbappe e Ousmane Dembele u pushuan në këtë ndeshje.