Gjermania e ka fituar pa telashe Grupin A3 të Ligës së Kombeve dhe ka avancuar në fazën nokaut të garës.
Gjermanët nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, të shtunën në mbrëmje fituan 7:0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Tri gola vendësit në ndeshjen që u zhvillua në Freiburg, i shënuan në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJamal Musiala, Tim Kleindienst dhe Kai Havertz realizuan brenda 37 minutave lojë.
Florian Wirtz më pas i shënoi dy golat tjerë, në minutën e 50-të dhe të 57-të.
Për 6:0 shënoi Leroy Sane në minutën e 66-të, ndërsa Kleindienst e shënoi edhe një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 7:0, në minutën e 79-të.
Gjermania ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve në vendin e parë, kurse Bosnjë-Hercegovina bie në Ligën B, pasi e ka vetëm një pikë.