Me dy gola të shënuar në vazhdime, Fiorentina ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.
Fiorentina të enjten mbrëma mposhti 2:0 Viktoria Plzenin, skuadrën çeke që e kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë kualifikues, dhe që e kishte mposhtur Ballkanin në fazën grupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë u mbyll 0:0, njësoj si ajo e kthimit.
Dhe skuadra që kalon tutje u përcaktua pas vazhdimeve.
Nga minuta e 66-të, mysafirët luajtën pa Cadun që u ndëshkua me të kuq.
Ndërkohë në vazhdime, Nicolas Gonzalez në minutën e 92-të dhe Cristiano Biraghi në minutën e 108-të, i shënuan golat e fitores për italianët.