Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fiorentina interesohet për Leon Avdullahun

Leon Avdullahu

Skuadra e Fiorentinës, synon të përforcohet me Leon Avdullahun për edicionin e ardhshëm. Te skuadra italiane kanë shprehur interesim për mesfushorin e Baselit, njofton të hënën sajti i afërt me Fiorentinën “violanews.com”.

Për Avdullahun, i cili në Zvicër po cilësohet si Granit Xhaka i ri, interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat gjermane, Wolfsburg dhe Borussia Monchengladbach.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas statistikave Avdullahu është një prej lojtarëve me përqindjen më të madhe të pasimeve të sakta.  21-vjeçari luan për Shpresat e Zvicrës.

Është kandidat potencial për t’u ftuar së shpejti edhe nga përfaqësuesja A e shtetit helvetik.