Futboll

Finalja e veçantë e Championsit mes Interit dhe PSG-së

UEFA Champions League

Foto: Associated Press

Interi dhe Paris Saint-Germaini në fund të këtij muaji do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve. 
Interi me shumë mund e eliminoi Barcelonën, derisa punë më të lehtë kishte Paris Saint-Germaini ndaj Arsenalit. 

Por në finalen e edicionit aktual të Championsit, do të ndodh diçka që nuk ka ndodhur për 21 vjet. 

Për herë të parë prej vitit 2004, asnjë skuadër gjermane, angleze apo spanjolle, nuk do të luajnë në finale. 

Më 26 maj të vitit 2004, Porto e Jose Mourinhos luajti ndaj Monacos së Didier Deschampsit. Porto fitoi 3:0. 

Njësoj si në atë vit, edhe në këtë edicion, finalja do të luhet në një qytet gjerman. 

Porto e kishte fituar trofeun e çmuar në Gelsenkirchen, ndërsa në këtë edicion, finalja luhet në Munih. 

Në këto vite, ekipet spanjolle e kanë fituar Championsin dhjetë herë, anglezët gjashtë herë, ndërsa italianët dhe gjermanët nga dy herë.