Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas më 22 maj nga ora 15:00, ka njoftuar klubi kryeqytetas në Facebook të premten [17 maj].
Federata e Futbollit të Kosovës e kishte caktuar para një jave datën dhe orën e finales së Kupës, por jo stadiumin. Stadiumi “Fadil Vokrri”, në të cilin janë luajtur ndeshje finale, është në renovim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Finalja e Kupës zhvillohet në Drenas, në stadiumin "Rexhep Rexhepi", të mërkurën më 22 maj nga ora 15:00”, ka shkruar “FC Prishtina” në Facebook.
Skuadra prishtinase është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa Ballkani është kampion në fuqi.
Prishtina ka fituar tetë Kupa gjatë historisë, ndërsa skuadra suharekase po kërkon të parën.
LEXO EDHE: