Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FFK-ja synon krijimin e ligave U13 dhe U15 për futbolliste

futbollistet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) synon krijimin e ligave U13 dhe U15 për futbolliste. FFK-ja të enjten ka njoftuar se ka nisur me pilot-projekt për krijimin e dy ligave për gjeneratat e reja.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt masovizimit të futbollit dhe përfshirjes së vajzave në aktivitete sportive. Pilot projekti ka filluar me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së parë të grupmoshave U13 dhe U15 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë projekt janë pjesëmarrëse 13 klube, të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Faza fillestare është caktuar të mbahet në tri grupe, dy me nga katër ekipe dhe një me pesë ekipe.

Ndeshjet zhvillohen në bazë të sistemi të “Bergerit”, me pesë xhiro. Fituesit e dy grupeve të para, si dhe fituesi dhe vendi i dytë i grupit të tretë do të kalojnë në gjysmëfinale.