Fenerbahçe kishte shqyrtuar mundësinë e tërheqjes nga Superliga e Turqisë, për shkak të sulmit fizik ndaj lojtarëve të saj.
Por klubi i madh turk vendosi të vazhdojë dhe të mërkurën mbrëma shënoi fitore të thellë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFenerbahçe e mposhti Adana Demirsporin me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së 31-të të elitës turke.
Alexander Djiku, Edin Xheko, Dushan Tadiq e Serdar Dursun shënuan për Fenerbahçen. Golat për Adana Demirsporin i shënuan Mario Balotelli e Yusuf Barasi.
Fenerbahçe i ka 82 pikë në pozitën e dytë. Galatasaray udhëheq me 84 pikë. Gara për titull mes këtyre dy skuadrave pritet të zhvillohet deri në fund.