Fenerbahçe e ka fituar derbin e zjarrtë të Turqisë ndaj Galatasarayt me rezultatin minimal, 1:0. Ndeshja Galatasaray – Fenerbahçe i takoi javës së 37-të të Superligës turke. Feneri mposhti Galatën me golin e shënuar nga Çaglar Soyunçu.
Ai shënoi golin e fitores në minutën e 71-të, ndërsa titulli do të vendoset në xhiron e fundit. Fenerbahçe me fitore i është afruar në tri pikë Galatasrayt. Xhiroja e fundit luhet më 26 maj. Galatasaray luan në udhëtim ndaj Konyasporit, kurse Fenerbahçe e pret skuadrën e Istanbulsporit. Nëse Galata humb dhe Feneri fiton, atëherë pikët në fund do të ishin të barabarta. Pra nga 99 pikë secila skuadër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Turqi vendosin përballjet e ndërsjella. Ajo skuadër që ka bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, shpallet kampione. Gjithnjë nëse pikët në fund i kanë të barabarta, pasi Galatasaray shpallet kampione edhe nëse barazon në xhiron e fundit. Ndeshja e parë në mes të Galatasarayt dhe Fenerbahçes ka përfunduar pa gola.