Kanë mbetur edhe 50 ditë deri te ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 në futboll.
Ndeshja do të zhvillohet në “St Jakob-Park” në Basel, më 5 shtator nga ora 20:45. Stadiumi pritet të mbushet me shikues, ndërsa përkrahja për Kosovën besohet se do të jetë e madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten Federata zvicerane ka përkujtuar që ndeshja është pas 50 ditësh dhe në të njëjtën kohë ka njoftuar se biletat dalin në shitje prej 31 korrikut.
Shitja e biletave do të bëhet përmes faqes së internetit “ticketmaster.ch”.
Në grup me Kosovën dhe Zvicrën janë edhe Suedia dhe Sllovenia. Më 8 shtator, Kosova luan me Suedinë, ndërsa Zvicra e pret Slloveninë.