Federata e Futbollit të Portugalisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Diogo Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Dy futbollistët vdiqën në një aksident që ndodhi në natën mes të mërkurës e së enjtes në Spanjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shumë më tepër se vetëm një lojtar fantastik, me pothuajse 50 ndeshje me Portugalinë, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët. Në emrin tim dhe në emër të federatës portugeze të futbollit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Diogos dhe Andore Jotas, si dhe për Liverpoolin dhe Penafielin, klubet ku luajtën dy lojtarët. Kemi humbur dy kampionë. Vdekja e Diogo dhe Andre Silvas është humbje e pariparueshme për futbollin portugeze dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për të nderuar trashëgimin e tyre”, shkruan në letrën e presidentit të federatës portugeze, Pedro Proença.