Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Evertonit i hiqen dy pikë, rrezikon rënien nga Premier League

Stadiumi i FC Evertonit

Skuadrës së Evertonit i janë hequr dy pikë tjera për një tjetër shkelje të rregullave financiare të Premier Leagues. Evertoni ka rënë nga pozita e 15-të te pozita e 16-të me 27 pikë. Njoftimin për heqje të pikëve e ka dhënë vet klubi elitar i Anglisë. 

Rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë i kanë lejuar klubet të humbin 105 milionë euro gjatë tri vjetëve, ndërsa një komision i pavarur zbuloi se Evertoni e shkeli rregulloren me 16.6 milionë euro për periudhën trivjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Evertoni i ishin hequr dhjetë pikë më herët, por u reduktua në gjashtë pikë pas një apeli të suksesshëm. 
Nottingham Foresti është skuadra tjetër e Premier Leagues që është akuzuar për shkelje. Nottinghamit i ishin hequr katër pikë në mars. Nottinghami ka apeluar vendimin.