Braziliani Endrick e ka festuar ditëlindjen e 18-të dhe zyrtarisht është bërë futbollist i Real Madridit.
Zyrtarizimi i sulmuesit brazilian u bë të dielën nga faqja zyrtare e gjigantit spanjoll të futbollit, 584 ditë pasi kishte nënshkruar për këtë skuadër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja me Palmeirasin për të ishte mbyllur para më shumë se një vjet e gjysmë, por transferimi është shtyrë për t’iu përmbajtur rregullave të FIFA-s.
Endrick, i cili në Madrid ka qenë tash e një javë, do të prezantohet para tifozëve me fanellën e madrilenëve më 27 korrik.
Edhe prezantimi i tij, njësoj si ai i Kylian Mbappes, do të bëhet në “Santiago Bernabeu”.
Ai shënoi 38 gola në 98 ndeshje për skuadrën braziliane.