Lindon Emërllahu po kërkohet nga disa klube nga Gjermania dhe Ukraina.
Kështu kanë shkruar mediumet rumune të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmërllahu është pjesë e Clujit. Ai është prej futbollistëve më të kërkuar të Clujit për afatin kalimtar të janarit.
Edhe gjiganti rumun, FCSB, dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit Emërllahu.
Ai aktualisht është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës.
22-vjeçari Emërllahu e ka nisur mbarë edicionin 2025/26.
Në 12 ndeshjet e zhvilluara në elitën rumune ka kontribuar me katër gol dhe dy asistime. Emërllahu pjesë e Clujit është nga muaji shkurt.
Ai u transferua nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.