Portieri Kevin Muller i Heidenheimit mbeti pa ndjenja pas një përplasjeje që e pati në ndeshjen e Bundesligës ndaj Bochumit të premten mbrëma.
Dy skuadrat që po luftojnë për mbetje në elitën gjermane barazuan pa gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuller mbeti pa ndjenja pas duelit me Ibrahima Sissokon. Pasi mori tretmanin për dhjetë minuta në fushën e lojës, portieri i Heidenheimit u dërgua në spital.
Ndërkohë, sulmuesi i Bochumit, Philipp Hofmann, është dashur të operohej të shtunën. Ai u përplas me kundërshtarin Marvin Pieringer dhe pati thyerje të brinjve.
Kështu ka njoftuar Bochumi të shtunën. Për shkak të këtij lëndimi, ai pati telashe të mëdha me frymëmarrje.