Jonathan David ishte më i miri në fushë në fitoren e Lillet të premten në ndeshjen e xhiros së 14-të të Ligue 1 të Francës ndaj Brestit.
Lille fitoi 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDavid shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, ndërsa Edon Zhegrova luajti deri në minutën e 83-të.
Golin e parë, sulmuesi 24-vjeçar e shënoi nga penalltia në minutën e shtatë. Penalltia u dha nga gjyqtari pas rishikimit të situatës në VAR. Zhegrova harkoi në zonë në rastin kur u sinjalizua në 11-metërsh.
Islandezi Hakon Arnar Haraldsson shënoi për 2:0 në minutën e 44-t.
Ludovic Ajorque shënoi për 2:1, tre minuta pas pushimit.
Ndërkohë, David shënoi për 3:1 në minutën e 69-të.
Lille ka 14 ndeshje pa humbje, me tetë fitore e gjashtë barazime.
Lille në vendin e tretë ka 26 pikë, aq sa ka edhe Marseille në vendin e dytë dhe Monaco në vendin e katërt.
Të dielën nga ora 20:45, Marseille luan në udhëtim te St. Etienne, kurse Monaco të shtunën nga ora 17:00, ballafaqohet me Toulousen.