Në kuadër të xhiros së tretë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, e kishte mposhtur Gjilanin e Ardian Nuhiut, 2:1.
Me të njëjtin rezultat, klinasit fituan ndaj gjilanasve edhe në xhiron e 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën në ndeshjen që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan, Dukagjini fitoi me golat e Mërgim Pefqelit dhe Hekuran Berishës.
Pefqeli në minutën e pestë shënoi për 1:0, ndërsa Berisha, i cili iu gëzua golit të pestë të edicionit aktual, realizoi katër minuta pa u mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Blerind Morina fitoi penallti, të cilën nga pika e bardhë në gol e konkretizoi sulmuesi shtatlartë, Senad Jaroviq.
Gjilani u mundua me gjitha forcat që të dalë nga kjo ndeshje me të paktën një pikë, por nuk arriti që të shënojë më, pavarësisht rasteve që kishte.
Dukagjini është në ecuri të mirë të rezultateve. Në katër ndeshjet e fundit ka dy fitore e dy barazime, ndërsa kishte seri prej katër humbjeve rresht.
Gjilani në dy xhirot e fundit kishte fitore ndaj Llapit dhe barazim me Ballkanin, por e pësoi humbjen e pestë të këtij sezoni.
Dukagjini pas 12 ndeshjeve tani ngjitet në pozitën e tetë me 14 pikë.
E ka një pikë më shumë se Gjilani që bie në pozitën e parafundit.
Në xhiron e ardhshme, Dukagjini në Klinë e pret Feronikelin 74, ndërsa Gjilani që luan sërish në shtëpi, ballafaqohet me Suharekën.