Xhiroja e 30-të e elitës së futbollit të Italisë nis të shtunën në orën 12:30 me ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Atalantas.
Ndërkohë, do të vazhdojë me duele tjera tejet interesante.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLazio e pret Juventusin të shtunën nga ora 18:00, kurse Fiorentina – Milan luhet nga ora 20:45.
Të dielën nuk do të ketë ndeshje, por kjo xhiro mbyllet të hënën me ballafaqimin që Interi e luan në shtëpi kundër Empolit.
Interi është lider me 76 pikë.
I dyti është Milani me 62 pikë, kurse Juventusi i treti ka 59 pikë.
Në vendin e katërt është Bologna me 54 pikë, tri më shumë se Roma e vendit të pestë.
Atalanta e gjashta ka 47 pikë, kurse Napoli i shtati me 45 pikë.
Napolitanët, që janë kampion në fuqi të Italisë, synojnë që të rikthehen sërish në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.