Skuadra e Dritës ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani për ta vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera.
Kështu ka raportuar skuadra gjilanase të martën në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamadani po e udhëheq Dritën këtë edicion drejt titullit të kampionit.
“Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerin Zekirija Ramadani edhe për dy vite të tjera.
Besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë”, ka shkruar Drita.
Drita është lidere në elitën e futbollit kosovar dhe është në rrugë shumë të mirë për ta fituar titullin.
47-vjeçari Ramadani u emërua trajner i Dritës në nëntor të vitit 2023.
Deri më tani e ka drejtuar Dritën në 62 ndeshje. Ka shënuar 38 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje.