Drita ka publikuar formacionin për ndeshjen ndaj Differdanges, që zhvillohet nga ora 20:00.
Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për sistem ofanziv, ndërsa në krye të sulmit janë Arb Manaj e Blerim Krasniqi. Pas tyre janë Almir Ajzeraj e Liridon Balaj, ndërsa mesfusha përbëhet nga Albert Dabiqaj e Vesel Limaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEgzon Bejtullai e Juan Camilo Mesa janë në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah Besnik Krasniqi e Raddy Ovouka. Porta do të ruhet nga Faton Maloku.
Ndeshja në “Fadil Vokrri” është e para e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Transmetohet direkt në KTV, ndërsa komentohet nga Dilaver Polisi.
