Zëvendësuesit Kastriot Selmani e Blerim Krasniqi ishin vendimtarë në fitoren e Dritës ndaj Dukagjinit.
Skuadra gjilanase fitoi 2:0 të shtunën në Klinë, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelmani shënoi për 1:0 në minutën e 77-të me goditje të bukur nga zona. Dhjetë minuta më pas, Blerim Krasniqi, që asistoi në golin e parë, shfrytëzoi maksimalisht topin që i erdhi në zonë.
Drita ka luajtur vetëm pesë ndeshje deri më tani, ndërsa shënoi fitoren e katërt. Me 12 pikë është në vendin e pestë.
Dukagjini ndërkohë e pësoi humbjen e tretë rresht. Skuadra e Ismet Munishit humbi dy ndeshjet e para, më pas i kishte dy fitore e tani është në seri prej tri humbjeve.
Dukagjini është i shtati me gjashtë pikë.