Sulmuesi Arb Manaj shënoi dy gola për Dritën, e cila e mbylli pjesën e parë me epërsi 2:1 kundër Differdange 03, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Manaj golin e parë e shënoi në minutën e 4-t me asistim të Liridon Balajt. Golin për 2:0, Manaj e shënoi në minutën e 17-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollistët e kampiones së Kosovës në futboll, Dritës, kishin edhe disa mundësi. Por në momentin e saj më të mirë, Drita pësoi gol. Golin për Differdange 03 e shënoi Theo Brusco. Ai realizoi golin për 2:1 në minutën e 28-të.
Kampioni i Luksemburgut në fund të pjesës së parë pati edhe disa mundësi. Por vendimtar me ndërhyrjet e tij ishte portieri i Dritës, Faton Maloku. Maloku edhe në Prishtinë kishte disa ndërhyrje vendimtare në fitoren 1:0 javën e kaluar. Golin për 1:0 e kishte shënuar Manaj, realizatori i dy golave të Dritës në pjesën e parë të ndeshjes kthyese.