Drejtori sportiv i Përfaqësueses së Belgjikës, Vincent Mannaert, e konsideron Ardon Jasharin si lojtarin më të mirë në ligën belge të futbollit.
“Ai ka qenë lojtari më i mirë në ligën belge këtë sezon”, ka thënë Mannaert të enjten për “20 Minuten”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e njeh mirë Jasharin. Belgu ishte drejtor ekzekutiv i Club Brugget der inë fund të sezonit të kaluar dhe ishte i përfshirë në bisedimet për trajnsferimin e Jasharit nga Luzerni te Brugge.
22-vjeçari i Club Brugget, është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Paris Saint-Germain, Juventus, Milan dhe disa klube tjera të mëdha angleze raportohet se janë duke biseduar me Bruggen për Jasharin.
“Ai do të bëjë lëvizjen e duhur. Ai është një djalë shumë i zgjuar që merr vendime të zgjuara”, ka theksuar Mannaert.
Jashari me ekipin belg ka kontratë deri në vitin 2029.