Borussia Dortmundi po kthehet te rezultatet pozitive.
Të shtunën skuadra e Dortmundit fitoi 2:0 në udhëtim ndaj St. Paulit. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u vendos në fillim të pjesës së dytë. Serhou Guirassy shënoi në minutën e 50-të, ndërsa Karim Adeyemi në minutën e 58-të.
Për Dortmundin është fitorja e dytë rresht në Bundesligë.
Mban vendin e dhjetë në kampionatin gjerman me 35 pikë. St. Pauli është i 15-ti me 21 pikë.
Edhe në ndeshjet tjera të së shtunës fitore shënuan skuadrat mysafire. Hoffenheimi fitoi 1:0 ndaj Bochumit, Borussia Moenchengladbachu e mposhti 3:0 Heidenheimin, Mainzi fitoi 2:1 ndaj Leipzigut, kurse Wolfsburgu fitoi 2:1 ndaj Werder Bremenit.