Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi nuk lejon befasi ndaj Phonixit

Dortmund

Ekipi i Bundesligës gjermane, Dortmund, nuk ka lejuar befasi ndaj skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Phonix Lubeck. 

Dortmundi fitoi 4:1 në udhëtim te Phonixi, në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, që u zhvillua në Hamburg. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i drejtuar nga ish-mesfushori Nuri Shahin, i shënoi tre gola në pjesën e parë. 

Waldemar Anton, Emre Can dhe Julian Brandt ishin realizatorë. 

Obinna Iloka në minutën e 55-të e ngushtoi epërsinë, ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi Julian Duranville, në minutën e 62-të.