Skuadra e Borussia Dortmundit me vështirësi e ka mposhtur St.Paulin në shtëpi me rezultatin 2:1. Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi javës së shtatë të Bundesligës. Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 43-të me golin që e realizoi Ramy Bensebaini. Në minutën e 78-të, mysafirët i barazuan shifrat.
Eric Smith shënoi për 1:1. Pesë minuta më pas, sulmuesi Serhou Guirassy shënoi golin e fitores për Dortmundin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDortmundi ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e katërt. St. Pauli ka katër pikë dhe është në vendin e 16-të.