Trajneri i përfaqësueses së Brazilit në futboll, Dorival Junior, ka folur në lidhje me kthimin e sulmuesit Neymar Junior në përfaqësuese.
Dorival të shtunën ka thënë se Neymari është shumë i rëndësishëm për grupin, por ai do të duhet të jetë në gjendjen më të mirë fizike për t’u kthyer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne do të presim, do të jemi të durueshëm. Nuk ka rëndësi nëse ai nuk mund të kthehet në tetor, nëntor apo edhe në muajin shkurt. Ai duhet të jetë i sigurt, duhet të luajë dhe mbi të gjitha duhet të jetë plotësisht i shëruar nga lëndimi që e pësoi. Nëse ai kthehet në vitet e ardhshme, ne do të kemi një nga lojtarët më të mëdhenj në futbollin botëror në një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në ekipin tonë kombëtar”, ka thënë Dorival, shkruan “Reuters”.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe i PSG-së, Neymar, është pjesë e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Hilal.
Skuadrës arabe i ka munguar në 56 ndeshje shkaku i lëndimit. Ai është jashtë fushave që nga tetori i vitit të kaluar.