Futboll

Ditët e fundit të Ter Stegenit te Barcelona

Ter Stegen

portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të dimrit.

Ter Stegen është ikonë e Barçës. Që nga viti 2014 i mbron ngjyrat e gjigantit katalunjas. Kontrata i skadon në vitin 2028.

Mediumet e shumta spanjolle kanë raportuar të hënën se Ter Stegen do ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll, por te skuadra e Gironas.

Ai pritet të huazohet te Girona deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Ter Stegen po kërkon hapësirë më të madhe në mënyrë që ta fitojë rastin te Gjermania për Kupën e Botës 2026.

Aktualisht portier i parë i Barçës është spanjolli Joan Garcia. Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny është i dyti.

Në rast të transferimit te Girona, Ter Stegen do të bëhej portier i parë.

Girona nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion. Pas 17 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e 18-të me 15 pikë.