Futboll

Dinamo zgjedh trajnerin e ri

ARijan Ademi

Dinamo e Zagrebit ka trajner të ri. Bëhet fjalë për kroatin Mario Kovaçeviq, që deri më tani ishte trajner i Slaven Belupos. Ai ka udhëhequr edhe Varazhdinin dhe disa skuadra tjera kroate në të kaluarën.
Si lojtar, 45-vjeçari ka pasur karrierë solide. Por Dinamo e angazhoi për shkak të punës së mirë që e bëri te Slaven Belupo.

Dinamo mbeti pa trofe në edicionin tashmë të përfunduar, ndërsa gjatë kampionatit të kaluar kishte trajnerë si Sergej Jakiroviq, Nenad Bjelica, Fabio Cannavaro dhe Sandro Perkoviq. 

Kovaçeviq plot pesë herë ka dërguar skuadrat nga kategoria e tretë në kategorinë e dytë kroate. Ndërkohë Varazhdinin e inkuadroi në Superligë. Slaven Belupon, që është skuadër solide kroate, e dërgoi deri në finale të Kupës.