Astrit Selmani pritet të largohet nga Dinamo Bukureshti gjatë verës. Sulmuesit kosovar nuk do t’i vazhdohet kontrata nga skuadra rumune, shkruan “sport.ro” të martën.
Selmani iu bashkua si lojtar i lirë Dinamos në muajin shkurt. Ai ishte pa skuadër prej gushtit të vitit të kaluar. Selmani do të largohet pa lënë gjurmë në skuadrën rumune. 27-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në dhjetë ndeshje me fanellën e Dinamo Bukureshtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi për Kosovën ka luajtur pesë ndeshje dhe ka një gol të shënuar.