Mbrojtësi Ruben Dias e ka vazhduar kontratën edhe për dy edicione tjera me Manchester Cityn.
28-vjeçarit i skadonte kontrata në vitin 2027, por me kontratën e re, ai do të jetë futbollist i “qytetarëve” deri në vitin 2029.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezi iu bashkua Cityt nga Benfica për 65 milionë funte në vitin 2020, ndërsa u zgjodh lojtari më i mirë i Premier Leagues në fund të edicionit të tij të parë.
Mbrojtësi e ndihmoi Cityn të fitojë katër tituj, Ligën e Kampionëve, Kupën EFL dhe Kupën FA, gjatë kohës pesëvjeçare në “Etihad Stadium”.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur. E dua Manchesterin, është shtëpia ime tani, i dua tifozët e Manchester Cityt. Kur mendoj për trofetë që i kemi fituar dhe mënyrën se si kemi luajtur futboll gjatë kohës këtu, nuk do të mund ta imagjinoja veten diku tjetër”, ka theksuar Dias.
