Skuadra e Ajaxit ka shënuar fitore ndaj PEC Zwolles me rezultatin 3:1.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 27-të të kampionatit holandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri shqiptar, Diant Ramaj, edhe në këtë ndeshje ishte titullar te skuadra nga Amsterdami, Ajaxi.
Kjo ishte ndeshja e 32-të e portierit nga Kosova me skuadrën e Ajaxit në këtë edicion në të gjitha garat.
Pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Ajaxit, për 22-vjeçarin Ramaj kanë shprehur interesim skuadra të mëdha evropiane.
Ramaj në verën e vitit të kaluar u transferua nga skuadra e Frankfurtit tek Ajaxi për 5 milionë euro. Ajaxi renditet në vendin e pestë me 44 pikë të grumbulluara.
Skuadra PEC Zwolle gjendet në pozitën e 13-të me 28 pikë.