Juventusi e ka zyrtarizuar portierin Michele Di Gregorio nga Monza të premten pasdite, pasi i kreu me sukses testet mjekësore.
Portieri italian do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Thiago Motta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është huazuar fillimisht për 4 milionë euro, me obligim blerjeje në fund të edicionit për 14 milionë euro. I gjithë transferimi i tij do t’i kushtojë Juventusit rreth 18 milionë euro.
Di Gregorio, herën e fundit me Monzan luajti në “Allianz Stadium”, që tani do të jetë shtëpia e tij e re.
“Michele i bashkohet Juventusit si portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi.
Di Gregorio pati 127 pritje në 33 paraqitje me Monzan.