Portieri i grupmoshës U19 të Kosovës që aktivizohet te skuadra gjermane 1860 Munchen, Miran Qela, ka qenë shumë emocional pas fitores historike ndaj Spanjës U19.
Kosova U19 fitoi të shtunën ndaj kampiones në fuqi të Evropianit U19, Spanjës, me rezultatin 4:3. Spanja është 12 herë fituese e kësaj gare për këtë grupmoshë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndjenja e mirë është. Nuk mund edhe ta them se si, por kur fiton ndaj Spanjës 4:3, mund t’i mposhtësh të gjithë. Mund të shkosh lartë e më lartë. Është një moment që nuk mund ta harrosh kurrë, kurrë nuk mund ta harrosh. Të gjithë lojtarët kanë luajtur mirë, bashkë me mua, të gjithë. Edhe ata që kanë hyrë nga stoli kanë luajtur super. E falënderoj edhe selektorin, Adilin, këtë moment nuk do ta harrojmë kurrë. Kemi hyrë në histori”, ka deklaruar Qela.