Përfaqësuesja e Danimarkës ka arritur fitore bindëse në miqësoren e fundit para “Euro 2024”.
Të shtunën mbrëma Danimarka në Brondby e mposhti Norvegjinë me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 1:0 shënoi mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg në minutën e 12-të të ndeshjes.
Dhjetë minuta më pas mbrojtësi Jannik Vestergaard e realizoi golin e dytë në ndeshje.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi sulmuesi Yussuf Poulsen në minutën e 90-të.
Erling Haaland në minutën e 72-të e realizoi golin e vetëm për Norvegjinë.
Danimarka në Evropian është në Grupin C së bashku me Slloveninë, Serbinë dhe Anglinë. Ndeshjen hapëse e ka më 16 qershor ndaj Sllovenisë.