Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të premten se ka nxjerrë në shitje biletat për duelin ndaj Suedisë.
Ndeshja Kosova - Suedia, është e dyta e kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe luhet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDueli i parë i këtyre kualifikimeve luhet më 5 shtator në Basel ndaj Zvicrës.
Në tribunën veriore e jugore, bileta do të kushtojë 10 euro. Në lindje një biletë kushton 20 euro, kurse në perëndim, bileta është 30 euro.
Bileta VIP kushton 100 euro.